Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Erik ten Hag favorit për Old Trafford

Erik ten Hag favorit për Old Trafford


7 April, 2022 @0:42

Mediat e ndryshme kanë raportuar se Manchester United është shumë afër mbylljes dhe zyrtarizimit të marrëveshjes me trajnerin holandez Erik Ten Hag, si trajner i radhës i ekipit.

Mirëpo, zyrtarët nga Old Trafford sipas BBC Sport insistojnë se janë në proces të kërkimit të trajnerit dhe kanë thënë se është shumë herët të thuhet se është arritur marrëveshje.

Trajneri aktual i Ajaxit të Amsterdamit, ten Hag, është favorit për pozitën e trajnerit, pasi që siç dihet Ralf Rangnick është përkohshëm në këtë detyrë si zëvendësues i Ole Gunnar Solskjaerit.

BBC Sport gjithashtu ka bërë të ditur se Manchester United për shkak të respektit për trajnerin dhe luftës për titull në Eredivisie ndërmjet Ajaxit dhe PSV-së, zyrtarizimi i trajnerit 52-vjecar mund të vonojë deri në fund të stinorit aktual.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League