Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 - BALLKANI

Ermal Krasniqi shpëton Ballkanin nga humbja

Ermal Krasniqi shpëton Ballkanin nga humbja


30 November, 2022 @15:21

Dueli i xhiros së tretë të Superligës së Kosovës ndërmjet Trepçës’89 dhe Ballkanit që u luajt sot, ka përfunduar me barazim dhe atë falë golit të vonshëm të Ermal Krasniqit, që shpëtoi kampionin që të dalë nga Riza Lushta me pikë.

Kjo, pasi që pas pjesës së parë të ndeshjes rezultati ishte 0-0, ndërsa në pjesë të dytë 15 minuta para fundit të lojës Abdulah Oyekanmi i dha avantazhin Trepçës’89. Ai u asistua nga Christian Mba, që është golashënuesi më i mirë i ekipit.

Krasniqi dha gol në minutën e parë të kohës shtesë, ashtu që skuadra e Ilir Dajës të dalë e pamposhtur nga ndeshja, për përfundimtaren Trepça’89 1-1 Ballkani [Abdulah Oyekanmi 74 - Ermal Krasniqi 90+1].

TABELA AKTUALE

Pika e fituar sot për Ballkanin i afron ata në 4 pikë me lideren e kampionatit Drita, ndërsa suharekasve u kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar për të plotësuar numrin e dueleve të zhvilluara në stinorin vjeshtor.

Për ekipin e Shpëtim Idrizit fitorja do të thoshte shumë, pasi që do të iknin nga fundi i renditjes tabelare. Me këtë pikë, ata mbesin të parafundit pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, me 19 pikë sa ka edhe Malisheva mbi ta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga