Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - BALLKANI

Ermal Krasniqi shpëton Ballkanin, rrezikohet kreu

Ermal Krasniqi shpëton Ballkanin, rrezikohet kreu


5 November, 2020 @15:31

Tjetër ndeshje, tjetër fund dramatik për Ballkanin.

Pas ndeshjeve ndaj Trepçës ‘89 dhe Prishtinës që sollën ndryshim epilogu në çastet e fundit, një tjetër ndeshje e Ballkanit është mbyllur me gol në çastet e fundit.

Për fatin e mirë të suharekasve, sot goli i shënuar në fund i shpëtoi ata nga humbja, me ndeshjen mes Feronikelit dhe Ballkanit që në fund u mbyll 1-1 (Adem Maliqi 12’ / Ermal Krasniqi 90+5’)

TABELA AKTUALE

Ishin vendasit e Klodian Duros ata që të parët e gjetën golin përmes Adem Maliqit në minutën e 12’, për ta filluar kështu takimin mjaft mirë.

Në vazhdim të ndeshjes, Niklit në tentim të menaxhimit të epërsisë gjërat ia komplikoi përjashtimi i Besmir Bojkut në minutën e 65’, lojtar ky që ndeshjen u detyrua ta lëshojë pas dy kartonëve të verdhë.

Superioriteti numerik në fushë i mysafirëve dhe inkuadrimi i dyshes sulmuese Fetahaj & Zeka bënë që intensiteti i sulmeve të Ballkanit të rritej dhe barazimi erdhi.

Ishte Ermal Krasniqi ai që në minutën e 5’ të kohës shtesë shënoi dhe e shpëtoi skuadrën e Ismet Munishit nga humbja.

Me këtë barazim, Ballkanit tashmë i rrezikohet kreu i klasifikimit nga Drita, e cila është 4 pikë larg, por ka 2 ndeshje më pak të luajtura. Ndërkohë, Nikli momentalisht ndodhet i shtati në renditjen e klasifikimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga