Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË KAMPIONATIN KROAT!

Eros Grezda kalon te ekipi NK Rudes

Fotot: NKRudes/ fb

Eros Grezda kalon te ekipi NK Rudes


4 January, 2024 @10:07

Ekipi i fundit në renditjen tabelare të elitës së Kroacisë dhe pa asnjë fitore ende në pjesën e parë të stinorit, NK Rudes ka prezantuar Eros Grezdën si përforcim të ekipit për pjesën pranverore të stinorit.

Grezda 28 vjeçar së fundi ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, me të cilët ndërpreu bashkëpunimin. Gjakovari njeh mirë kampionatin kroat pasi që më parë ka luajtu në disa ekipe të HNL 1. si Osijek, Sibenik e Lokomotiva.

Eros Grezda @ Rudes

Mesfushori i krahut Grezda asnjëherë nuk arriti të këndellet në karrierë pas rënies që e pësoi kur u largua nga Glasgow Rangers në 2020/21. Mbetet të shihet se si do të kalojë te ekipi i vogël i kryeqytetit, Rudesi kroat që drejtohet nga Davor Mladina.

Rudes nga 19 ndeshjet e stinorit ka nxjerrë vetëm katër barazime duke pësuar peëmbëdhjetë herë. Ata kanë vetëm 4 pikë, ndërsa i parafundit është Istra që ka 18!


 
Të gjitha lajmet nga International