Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTRATË 1.5 VJEÇARE

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Shkëndija emëron trajnerin e ri


Teksti: KFShkendija

5 January, 2024 @18:47

KF Shkëndija konfirmon angazhimin e trajnerit të ri, Jeton Beqiri, i cili ka nënshkruar me klubin kontratë 18 mujore.

Pas një periudhe të suksesshme në klub si ndihmëstrajner dhe edhe në detyrën e ushtruesit të detyrës trajner i ekipit të parë në dy raste, Jeton Beqiri rikthehet në KF Shkëndija për të udhëhequr skuadrën për herë të parë si shef i stafit teknik.

Me përvojën e tij të pasur në futbollin vendas dhe ndërkombëtar, Beqiri është vlerësuar njeriu i duhur për t’ia besuar bankinën në periudhën që pason.


 
Të gjitha lajmet nga International