Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BERISHA - PARA NDESHJES

Është rritur vetëbesimi

Fadil Berisha, majtas/ Foto: prishtinafc.com

Është rritur vetëbesimi


5 April, 2016 @13:05

Fadil Berisha, trajneri i ri i Prishtinës ka shënuar së fundi dy fitore tepër të rëndësishme në ndeshjet e para të tija si trajner i bardhekaltërve.

Prishtina me këto fitore ka ngritur kuotën e pikëve dhe është afër daljes nga zona e rrezikshme e Superligës.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

“Tash na është rritur vetëbesimi dhe presim që edhe ndaj Llapit të bëjmë paraqitje pozitive dhe të arrijmë fitoren e radhës, që do të na qetësonte sado pak,”
ka thënë Berisha për Zërin.

Për më tepër ai ka bërë të ditur se ekipit i kthehen edhe 4 lojtarë që i munguan deri tash, që do të shtojnë opcionet te Prishtina.

NDESHJET E XHIROS XXIV

“Do të na kthehen edhe katër lojtarët që na munguan ndaj Gjilanit së fundi,” ka shtuar ai.

Prishtina ka pasur rezultate katastrofale këtë stinor në Superligë, duke përjetuar njërin ndër stinorët më të dobët.

Berisha është trajneri i tretë i ekipit për këtë stinor, pas Ramiz Krasniqit dhe Sami Sermaxhajt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga