Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIERI I KOMBETARES

Etriti: Shqipëria është favorite, duhet të bëjmë dallimin

Foto: FSHF

Etriti: Shqipëria është favorite, duhet të bëjmë dallimin


10 October, 2020 @20:01

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, që pritet t’i kthehet golit kuqezi pasi që Thomas Strakosha mungon, në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të ditur se ekipi duhet t’i kthehet rezultateve pozitive, për të marrë primatin në grup.

Sipas Berishës Shqipëria është favorite në këtë grup dhe këtë duhet ta tregojë edhe në fushë.

“Sigurisht që Shqipëria në këtë grup është favorite. Edhe ta marrim lojtar për lojtar, apo skuadër për skuadër, mendoj që jemi më të mirë. Mirëpo ndeshja e kaluar e ka treguar edhe që ekipet e tjera kanë mundësi për t’u kualifikuar dhe ne edhe pse jemi favoritë në letër, duhet ta tregojmë edhe në fushë dhe nuk kemi mundësi që të bëjmë shumë kalkulime sepse të gjitha ekipet kanë nga një fitore dhe janë njësoj. Ne që nga nesër duhet të fillojmë ta bëjmë diferencën në grupin tonë,” ka thënë Berisha.

TABELA AKTUALE DHE REZULTATET

Sa i përket ekipit kundërshtar të radhës, Berisha ka treguar se rreziku kryesor për kuqezinjtë do të jetë kapiteni kazak.

“Kapiteni i skuadrës ishte njëri nga lojtarët më kyç që bënte lëvizje në të gjithë fushën dhe mendoj që lojtarët e sulmit, pasi kur pamë videot, ishin ata që bënin më shumë diferencën. Pastaj edhe të tjerë që vazhdonin me atë ritëm, duke i furnizuar me topa ata dhe me siguri që edhe me kundërsulmet e tyre duhet të shikojmë, mos t’i lëmë. Dhe pastaj, një gjë tjetër që ra në sy ishte edhe qendra e mbrojtjes, ishin goxha shtatlartë dhe në goditje standarte mund të jenë të rrezikshëm. Mirëpo, po përgatitemi maksimalisht për të gjitha këto gjëra dhe besoj se nesër nuk do kemi problem,” ka shpjeguar Etriti sot.

Kuqezinjtë pas ndeshjes së nesërme ndaj Kazakistanit do të marrin fluturimin për në Lituani për ndeshjen e radhës të muajit, në kuadër të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve