Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATAT E NDESHJEVE TË FA CUP

FA Cup rifillon pas gjysmës së qershorit, caktohen datat deri në finale

Foto: premierleague.com

FA Cup rifillon pas gjysmës së qershorit, caktohen datat deri në finale


29 May, 2020 @13:56

Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham, ka thënë se datat janë përcaktuar sipas masave për mbrojtje. Kështu, pas takimeve të shumta është përcaktuar që çerekfinalet e FA Kupës së Anglisë të vazhdojnë prej datës 27-28 qershor, kur edhe do të luhen duelet gjysmëfinale të garës.

E finalja do të luhet në ditën e parë të muajit gusht, 1 gusht.

“Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, stafit dhe tifozëve mbetet priortiet yni,” ka thënë Bullingham.

Duelet gjysmëfinale të Kupës do të zhvillohen më 18 e 19 korrik.

“Kjo garë është pjesë integrale e futbollit anglez për 150 vite dhe dëshirojmë të falenderojmë Premier Ligën dhe klubet për përkrahjen e tyre për gjetjen e datave të lira në këtë kohë të vështirë,” ka përfunduar ai.

Në çerekfinale të FA Kupës takohen:

27 QERSHOR:
Newcastle United - Manchester City
Leicester City - Chelsea

28 QERSHOR:
Sheffield United - Arsenal
Norwich City - Manchester United.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League