EFL CUP
Fabregas çon Chelsean përpara
20 September, 2016 @23:29
Me dy gola në vazhdime dhe një asistim te goli i parë i ekipit të tij, spanjolli Cesc Fabregas, padyshim është lojtari i ndeshjes dhe njeriu që e dërgoi Chelsean në raundin e radhës së EFL Cup sonte.
Kampioni i Premier Ligës, Leicester City kishte marrë epërsinë dy golëshe me anë të Shinji Okazakit, por në fund u tregua që kjo nuk mjaftoi për kualifikim.
Leicester City në minutën e parafundit të kohës së rregullt, mbeti pa mbrojtësin polak, Marcin Wasilewski, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë - dhe më nuk kishte gjasa për ata.
Dyshja algjeriane, Islam Slimani dhe Riyad Mahrez, nuk u përdorën fare sonte nga Claudio Ranieri, ndërsa Jamie Vardy u fut në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes.
Përveç Chelseat e Arsenalit, në raundin tjetër të EFL Cup u kualifikuan edhe Prestoni, Readingi, Norwichi, Liverpooli, Leedsi dhe Newcastle. Takimet e tjera të raundit të tretë luhen nesër.
All Goals & highlights - Leicester City 2-4… by mohtv