Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETON TUSHA

Tusha: Falenderoj trajnerin për besimin, golin e dëshiroja shumë

Tusha: Falenderoj trajnerin për besimin, golin e dëshiroja shumë


20 January, 2021 @22:43

Futbollisti i ri kosovar, Veton Tusha, sot përjetoi një debutim ëndrrash.

Talenti 18 vjeçar i cili vetëm 5 ditë më parë kishte nënshkruar kontratë profesionale me Denizlisporin, sot debutoi me gol kundër gjigantit turk, Galatasaray.

Tusha pas ndeshjes e falenderoi trajnerin për mundësinë e dhënë, duke shtuar se ndjehet i lumtur që luan përkah sulmuesit me përvojë Hugo Rodallega, i cili ka luajtur më parë edhe në Premier League.

“Dua ta falenderoj shumë trajnerin që më besoi dhe ma dha këtë mundësi. U futa në lojë dhe shënova golin e parë. Këtë gjë e dëshiroja shumë. Në momentin kur duhej të riktheheshim, do të mund të shpresonim për më shumë po qe se do të shkonim në rrugë të duhur. Gjithsesi, ndjehem shumë i lumtur që luaj në një ekip me Rodallegan. Ai në çdo kohë më jep përkrahje dhe rekomandime për të qenë më i mirë. Të luash në sulm me një lojtar sikur ai është kënaqësi e madhe,” tha ai.

Ekipi i Tushës, Denizlispor, u mposhtë nga Galatasarayi në këtë ndeshje me rezultat të thellë 6-1.


 
Të gjitha lajmet nga International