LIGUE 1
Fanni shpëton Marseille-in
16 February, 2013 @19:13
Olympique Marseille-it i janë dashur 94 minuta lojë sot për të arritur fitore ndaj Valenciennesit. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar qendërmbrojtësi françez, Rod Fanni, në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Marseille ka arritur të ruajë pozitën e tretë në tabelë. Ekipi i Elie Baup-it tash ka 46 pikë nga 25 ndeshje të zhvilluara dhe përkohësisht gjindet në vendin e dytë të tabelës së Ligue 1.
Mbrëmë Lille ka arritur fitoren që i ka ngritur për dy pozita në tabelës (nga e dhjeta në të tetën), duke e ndalë Rennesin, që tashmë ka rënë në pozitën e pestë.
REZULTATI:
Olympique Marseille - Valenciennes 1-0 | (Fanni 90) |