PREMIER LEAGUE

Favoritët s’gabojnë
14 September, 2019 @18:19
Liverpooli, Chelsea, Tottenham e Manchester United kanë shënuar fitore gjatë ndeshjeve të sotme.
Në ndeshjen e parë të ditës në Angli, Liverpool me përmbysje mposhti Newcastlen, 3-1. Willems shënoi i pari për ‘laraskat’, e më pas lideri e riktheu rezultatin përmes Manes (2) dhe Salahit.
Në Londër, Tottenham e domiloi skuadrën e Crystal Palace, duke e mposhtur me rezultatin 4:0, në një ndeshje që e dominuan nga minuta e parë. Golat për ekipin e Totenhamit u shënuan nga
H. Min Son (10’, 23’), van Aanholt (AG, 21’) dhe Lamela (42’).
Fitore tjetër me një rezultat të thellë shënoi klubi i Chelseat ndaj Wolverhamptonit, fitore me rezultat 2:5.
Tammy Abraham shënoi hat-trick, ndërsa dy golat tjerë nga erdhën nga Tomori dhe Mount. Dy golat e Wolverhampton u shënuan nga Abraham (AG) dhe Cutrone.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Old Trafford, Manchester United shënoi fitore minimale ndaj Leicesterit me golin e Marcus Rashford (7’).
Në takimet tjera të ditës, Brighton dhe Burnley barazuan 1-1, Sheffield United u mposht 0-1 nga Southamptoni, derisa ndeshja e fundit e ditës luhet mes Norwichit e Cityt me fillim nga ora 18:30.