Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GURBETI

Fazliu, i stërkënaqur

Astrit Fazliu (me top) duke tejkaluar kundërshtarët/ BOROZANI/ Erdis Driza

Fazliu, i stërkënaqur


16 January, 2013 @14:04

Astrit Fazliu njëri ndër sulmuesit më të mirë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll pas gjysmëstinorit të parë vendosi që ta kërkojë fatin jashtë vendit. 

Kështu, ai shumë shpejtë gjeti angazhman te ekipi i ligës së dytë belge, Sint Niklaas. Derisa ai bisedonte nuk e fshehte gëzimin me gjithçka çka kishte gjetur atje. 

“Kushtet janë shumë të mira këtu, mund të them që gjithçka është perfekte,” ka thënë Fazliu i entuziazmuar nga Belgjika. 

Ndërsa sa i përket konkurrencës, përkundër se është e fortë ai nuk ia ka frikën. 

“Lufta për një vend në formacion është shumë e fortë. Mirëpo besoj në aftësitë e mija, përkundër se njëri nga sulmuesit ka luajtur për ekipin më të njohur belg, Anderlecht,” ka thënë Fazliu. 

Ish futbollisti i Ferizajit, Fazliu, do të duhet të luftojë që të mbajë ekipin e tij në ligën e dytë belge pasi që Sint Niklaas pozicionohet në vendin e fundit të tabelës me 12 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara. E interesante është se të gjithë të huajt që luajnë në këtë ekip janë joeuropian, përveç Fazliut. 

Sint Niklaas së paku duhet të del nga vendi i 18-të në të 16-tin ashtu që të luaj në play-out. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga