PEP GUARDIOLA

REUTERS/Albert Gea
E dua futbollin anglez
16 January, 2013 @10:01
Guardiola 41 vjeçar që aktualisht po jeton në New York të SHBA-ve me familjen e tij ka treguar për planet e tija në të ardhmen.
“Futbolli anglez gjithmonë më është dukur fascinant. Si lojtar nuk kam mundur të jem atje, ndërsa shpresoj që të realizojë ëndrrën si trajner. Dua ta ndjejë Anglinë,” ka thënë Guardiola në mes tjerash në mesazhin e lëshuar nga web faqja e Shoqatës së Futbollit të atjeshëm.
Guardiola ka marrë pushim njëvjeçar pasi e udhëhoqi Barcelonën drejt 14 trofeve në katër kampanja, ku fitoi dy herë Ligën e Kampionëve dhe tre tituj të kampionit në Spanjë radhazi.