Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QPR

M’Vila dhe Remy, gati në QPR

M’Vila dhe Remy, gati në QPR


15 January, 2013 @23:57

Skuadra nga Premier League, Queens Park Rangers, është pranë transferimit të dy futbollistëve françez të shumë kërkuar nga skuadrat europiane, Yann M’Vila dhe Loic Remy.

Në një intervistë për BBC Radion, trajneri i QPR-së, Harry Redknapp, ka thënë se tashmë është arritur marrëveshja me dyshen françeze dhe së shpejti pritet zyrtarizimi.

“Transferimi i Loic Remy besoj se është gati. Ne kemi pasur ofertë edhe për Peter Odemwingien e West Bromwichit, por ai dështoi,” ka thënë Redknapp, derisa e konfirmoi se edhe transferimi i Yann M’Vila është shumë pranë përfundimit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League