COPA DEL REY

REUTERS/Sergio Perez
Real, i fortë për Valencian
15 January, 2013 @22:46
Me Cristiano Ronaldon, Real Madridi është tjetër ekip. Mbretërit kanë arritur të mposhtin lehtë Valencian me rezulat 2-0.
Ka qenë Karim Benzema që u ka dhënë epërsinë fillestare madrilenëve, derisa asistimi i erdhi nga gjermani Sami Khedira. Ndërsa goditjen e fundit u dha, në fjalë, Andres Guardado me një autogol.
Reali sonte është paraqitur me ekipin më të fortë, duke pas në mes të fushës edhe kroatin Luka Modric por edhe gjermanin Mesut Ozil, si dhe më të mirin e tyre - Cristiano Ronaldon.
Ndeshja e sotme ndërmjet Realit dhe Valencias ka qenë e para për Kupën e Mbretit, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet në javën tjetër.
ÇEREKFINALET:
Real Madrid - Valencia 2-0 (Benzema 37, Guardado ag. 73)
Nesër:
Real Zaragoza - Sevilla
Barcelona - Malaga
Pasnesër:
Atletico Madrid - Real Betis
Të gjitha ndeshjet e kthimit janë të paracaktuara të luhen më 23 janar.