SUPERLIGA
Guci (me fanellë të zezë të Lirisë) gjatë ndeshjes me Prishtinën/ BOROZANI/ Erdis Driza
Guci në Drenicë
15 January, 2013 @14:55
Mesfushori prizrenas, Alban Guci, ka arritur marrëveshje me ‘mbretërit e barazimeve’ të këtij stinori, Drenicën.
Sipas një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare drenicake, bëhet e ditur se Guci sot ka bërë stërvitjen e parë me klubin e tij të ri.
Guci 28 vjeçar i njohur për të majtën e tij të furishme, derisa luante për Lirinë një kohë ka qenë kapiteni i saj.
Drenica gjindet në vendin e 10 të tabelës së klasifikimit dhe në pjesën e parë të stinorit ka regjistruar 2 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje - duke tubuar 16 pikë. Në vendin e fundit (12) gjindet Liria, me 13 pikë.