Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VICENTE CALDERON

768 minuta pa pësuar gol

REUTERS/Susana Vera

768 minuta pa pësuar gol


15 January, 2013 @10:58

Suksesi i Atletico Madridit ka një arsye. Edhepse shumëkush mund të mendojë që sulmuesi fantastik kolumbian Radamel Falcao është arsyeja, ajo kryesorja qëndron diku tjetër. 

Ata nuk ‘hanë’ gola në shtëpi që nga 28 tetori. Për herë të fundit ekipi i Diego Simeones ka pranuar gol në Vicente Calderon me 28 tetor të vitit të kaluar kur mposhtën Osasunën 3-1. Që nga minuta e 43-të e asaj ndeshjeje, ekipi i dytë nga Madridi nuk ka pranuar gol. 

Me 13 janar janë bërë plotë 768 minuta të futbollit në të gjitha garat, që Atletico Madrid nuk ka pësuar gol. Atletico Madrid gjindet në vendin e dytë të La Ligas, me 11 pikë më pak se Barcelona që është në vendin e parë dhe 7 më shumë se Real Madridi, që është i treti. 

NDESHJET E ATLETICO MADRID NË VICENTE CALDERON: 

11 nëntor/ AM - Getafe 2-0

22 nëntor/ AM - Hapoel 1-0

25 nëntor/ AM - Sevilla 4-0

28 nëntor/ AM - Real Jaen 1-0

9 dhjetor/ AM - Deportivo La Coruna 6-0

12 dhjetor/ AM - Getafe 3-0

21 dhjetor/ AM - Celta Vigo 1-0

13 janar/ AM - Real Zaragoza 2-0


 
Të gjitha lajmet nga La Liga