Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EL PAIS

Mbreti i jugamerikanëve

Gonzales, Neymar dhe Recoba me çmimet/REUTERS/Andres Stapff

Mbreti i jugamerikanëve


14 January, 2013 @15:07

Braziliani 20 vjeçar, Neymar, ka marrë shpërblimin për Futbollistin më të mirë të vitit 2012 në Amerikën Jugore. 

Ai çmimin e ka pranuar në Montevideo të Uruguajit pasi që kjo ngjarje organizohet nga gazeta uruguajane El Pais, ku votat i kanë dhënë gazetarët nga Amerika dhe Europa. 

Ish futbollisti i Interit, Alvaro Recoba, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë uruguajan, ndërsa Alejandro Gonzales ka pranuar çmimin për ekipin e tij Penarol, si ekipi më i mirë i Uruguajit. 

Neymar është duke u kërkuar nga shumë skuadra europiane, por në Pole Position llogaritet të jetë skuadra katalonase, Barcelona. 


 
Të gjitha lajmet nga International