Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Barcelona rutinore

REUTERS/Jon Nazca

Barcelona rutinore


13 January, 2013 @23:13

Barcelona ka arritur fitoren e saj të radhës ndaj Malagas që deri para ndeshjes gjendej në vendin e katërt. Tito Vilanova ka qenë në bankë për Barcelonën dhe e ka udhëhequr ekipin e tij drejt fitores së radhës. 

Leo Messi, Cesc Fabregas dhe Thiago Alcantara kanë shënuar nga njëherë për të bërë epërsinë e Barcelonës 11 pikë ndaj përcjellësit të parë Atletico Madrid. Derisa tash kampioni aktual Real Madridi është shumë larg, në vendin e tretë, me 18 pikë larg. 

Në fund talenti argjentinas Diego Buonanotte ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për Malagan, mirëpo ky gol nuk ka qenë i mjaftueshëm që të mbajë ekipin e tij në vendin e katërt, pasi që tashmë aty gjendet ekipi andaluzian, Real Betis. Malaga ka 31 pikë dhe tash është në vendin e pestë, derisa Betisi ka 34 në pozitën e katërt. 

REZULTATET

Betis - Levante 2-0

Sociedad - La Coruna 1-1

Atletico Madrid - Zaragoza 2-0

Malaga - Barcelona 1-3


 
Të gjitha lajmet nga La Liga