SERIE A

REUTERS/Alessandro Garofalo
Milan shpëton një pikë
13 January, 2013 @22:52
Ekipi xhenovez, Sampdoria, ka arritur që të dalë e pamposhtur në duel me Milanin në Luigi Ferarris sonte duke barazuar 0-0.
Milan sonte ka provuar një sistem tjetër të lojës, ku trajneri i tyre Massimiliano Allegri ka luajtur me tre sulmues duke hyrë në ndeshje me treshen Bojan Krkic, Stephan El Shaaraëy dhe Mbaye Niang. Rikthimi i Massimo Ambrosinit në qendër të mesfushës, gjithashtu shtyu më përpara Riccardo Montolivon, por as kjo njësi sulmuese nuk arriti të shënojë.
Milan tani zë vendin e shtatë në tabelë me 31 pikë, derisa Sampdoria mbetet e 15-ta në tabelë me 20 pikë.
FAKT: Shkodran Mustafi u fut në lojë në minutën e 88-të për Sampdorian, duke zëvendësuar serbin Nenad Kristicic.
REZULTATI:
Sampdoria - Milan 0-0