PREMIER LEAGUE

REUTERS/Eddie Keogh
City thyen akullin
13 January, 2013 @18:28
Kampioni anglez, Manchester City ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Arsenalit duke e mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen të luajtur në stadiumin Emirates të Londrës.
Fitoren e Cityt e lehtësoi shumë mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, i cili e la ekipin e tij me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e dhjetë të takimit, pas ndërhyrjes ndaj Edin Dzekos në zonë të rreptësisë, mirëpo ky i fundit u tregua zemër gjërë dhe e huqi penalltinë.
Mungesën e një lojtari më pak Arsenal arriti ta përballojë deri në minutën 21’ kur James Milner e shfrytëzoi pasimin e argjentinasit Carlos Tevez dhe shënoi për rezultatin 1-0, derisa 11 minuta më vonë rezultati u dyfishua me golin e Edin Dzekos.
Në minutën e 75’ edhe Manchaster City mbeti me 10 lojtarë. Mbrojtësi belg, Vincent Kompany, u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes ndaj mesfushorit Jack Wilshere.
Deri në përfundim të ndeshjes përpjekjet e Arsenalit së paku për ta ngushtuar epërsinë mbetën pa sukses dhe kështu në fund fitores i’u gëzua Manchester City me rezultat 2-0.
FAKT: Manchester City shënoi fitoren e parë ndaj Arsenalit si mysafir në ligë që nga viti 1975.
INTERESANTE: Amerikani DeMarcus Beasley është lojtari i fundit që ka shënuar për Manchester Cityn ndaj Arsenalit në Emirates. Beasley ka shënuar në vitin 2007, kur Arsenal kishte fituar Cityn me rezultat 3-1.
REZULTATI:
Arsenal - Manchester City 0-2 (Milner 21’, Dzeko 32’)