VECCHIA DONNA

Fabio Quagliarella, i dëshpëruar pas një rasti të huqur dje/REUTERS/Giorgio Perottino
Juventusi në krizë të golave
14 January, 2013 @11:53
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, që hapëronte sigurt drejt titullit të dytë me radhë pas rikthimit në elitë, është në krizë.
Kështu e ka përshkruar në numrin e sotëm më të ri e përditshmja prestigjioze italiane, La Gazzetta dello Sport, barazimin e Juventusit ndaj Parmës, dje.
Në analizën e botuar, tregohet se si Sebastian Giovinco, Fabio Quagliarella dhe Mirko Vucinic dështuan dje edhe njëherë dhe se kriza e një sulmuesi të kalibrit të lartë tashmë është evidente.
Fernando Llorente i Athletic Bilbaos, Didier Drogba i Shanghai Shenhuas dhe Lisandro Lopez i Olympique Lyonnais janë synimet e fundit të Juventusit - e konkretisht nuk janë askund, për shkak të parave të mëdha që po i kërkojnë.
A do t’i kushtojë kursimi Juventusit me titull është pyetja e afatit kalimtar të janarit?! Lazio ka vetëm 3 pikë më pak, derisa Napoli 5 më pak.
FAKT: Juventusi nuk ka asnjë lojtar në TOP 15 golashënuesit më të mirë të Serie A këtë stinor. Më i miri deri më tani është Sebastian Giovinvo me 6 gola dhe zë vendin e 18 në listën e golashënuesve më të mirë të Serie A-së!