GERARD PIQUE

REUTERS
Pse po i gjuheni Mourinhos?
15 January, 2013 @10:27
“Jeni qesharak. Kur Mourinho fitonte ai mund të bënte gjithçka. Reali vinte në Camp Nou, ai ia fuste gishtin në sy Tito Vilanovas dhe ku janë suspendimet? E tash, që po e lë Casillasin rezervë ose ndonjërin nga kolegët e juaj po e mbyll në dhomë - po kritikohet!!! Nuk është fer. Mourinho është gjithmonë i tillë. Problemi është që ai fitonte. Kur fitonte mund të bënte gjithçka,” ka thënë Pique në një konferencë për shtyp njofton e përditshmja Marca.
“Dhe këtë nuk po u them vetëm shtypit madrilen, por edhe katalonas. E njejta ndodh në të dy anët. Sa për Realin mund të them vetëm diçka, ata kanë gjithmonë gjasa të bëhen kampion derisa matematikisht munden. Kështu që ende janë në garë,” ka shtuar qendërmbrojtësi i Barcelonës.
Barcelona është duke e përjetuar stinorin historik, ku ka thyer rekordin e pikëve të mbledhura për gjysmëstinor, derisa Reali ndoshta më të keqen në dekadën e fundit.