Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEVILLA

Shkarkohet Michel, vjen Emery

Marca

Shkarkohet Michel, vjen Emery


15 January, 2013 @9:39

Rezultatet e dobëta, detyruan kreun e Sevillës, Jose Maria Del Nido, që të merr vendim për shkarkimin e trajnerit, Michel.

Ai e përshkroi stinorin vjeshtor të La Ligas si shumë të dobët për ekipin e tij, Sevilla.

Ndërsa me shkarkimin e tij, ai nuk ka lënë për asnjë moment hapësirën boshe, duke e sjellur ish trajnerin e Valencias, Unai Emery në pozitën e trajnerit.

Emery deri dje drejtonte ekipin rus të Spartak Moskës.

Sevilla që ka qenë pjesëmarrëse e rregullt e Ligës së Kampionëve në vitet e fundit, aktualisht gjindet në pozitën e 12-të të La Ligas me 22 pikë nga 19 ndeshje. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga