Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAKU SUEDEZ

Eriksson në Bundesliga 2

Soccer.mu

Eriksson në Bundesliga 2


15 January, 2013 @14:23

Suedezi Sven Goran Eriksson do t’i asistojë trajnerit të Munchen 1860, Alexander Schmidt, derisa kjo skuadër po tenton të futet në Bundesligë.

Shefi ekzekutiv i klubit nga Bundesliga 2, Robert Schafer, e përshkroi Erikssonin si ‘trajner i botës’

Eriksson deri më tani punonte si trajner i ekipit tajlandez, BEC-Tero Sasana, ku erdhi në shtator. 

Suedezi 64 vjeçar për herë të parë do të punojë në Gjermani pas aventurave që i ka pasur në Suedi, Portugali, Itali, Meksikë, Breg të Fildishtë dhe Tajlandë. 

“Tash ne do ta përdorim përvojën e tij nga mbarë bota për sukseset tona,” ka thënë në fund Schafer. 

Munchen 1860 për herë të fundit ka qenë në Bundesligë gjatë stinorit 2003/04.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga