GALATASARAY

REUTERS
Presin Sneijderin kot
15 January, 2013 @12:18
Dhjetra tifozë të Galatasarayit janë mbledhur në aeroportin Ataturk të Stambollit që në mëngjes për të pritur transferin e ri të tyre, Wesley Sneijder.
Mirëpo, pritja e tyre u shkoi huq, pasi që e kuptuan se qenka një alarm i rrejshëm në një rrjet social.
Kanali turk NTV Spor ditë më parë ka thënë se marrëveshja është arritur ndërmjet Sneijderit dhe Galatasarayit, derisa vetë lojtari është duke pritur ndonjë ofertë të mundshme nga Anglia dhe përfundimisht nuk e ka nënshkruar kontratën në mënyrë zyrtare. Faqja zyrtare e Galatasarayit ka njoftuar se nuk ka asgjë zyrtare ende.