MANCHESTER CITY

REUTERS/Darren Staples
Cili emër shet fanella?!
15 January, 2013 @14:42
Futbollisti më i popullarizuar i Manchester Cityt është Sergio Aguero. Kështu ka dalë në përfundim ekipi i tij Manchester City, pas analizës së bërë me fanellat e shitura, sipas emrave të lojtarëve.
Bile, Aguero është larg nga të tjerët si vend i parë. Ai është shtypur në 28% të të gjitha fanellave që në numër janë 14 mijë e 253 sosh.
E ai i cili ndoshta mund të befasojë me fanellat e shitura është italiani problematik, Mario Balotelli. Emri i tij është shtypur në 14% të fanellave, derisa pas tij vjen spanjolli David Silva me vetëm një përqind më pak. Këto të dhëna janë vetëm për stinorin 2012/13 që ka arritur vetëm deri në gjysmë të saj.