Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VINCENT KOMPANY

Shpëton nga dënimi

REUTERS/Eddie Keogh

Shpëton nga dënimi


15 January, 2013 @16:36

Federata angleze e futbollit ka vendosur që ta anuloj kartonin e kuq të Vincent Kompanyt, pas apelit të skuadrës së tij Manchester City. Qendërmbrojtësi belg ishte përjashtuar nga loja pas një dueli me mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, në ndeshjen e së dielës në Premier League.

Sipas FA ndërhyrja e Kompanyt ishte në top dhe nuk kishte ndonjë ndërhyrje me qëllim te futbollisti i Arsenalit, Wilshere. Pas anulimit të kartonit të kuq, Kompany ka shpëtuar nga dënimi për moslojë dhe që nga ndeshja e ardhshme që do të luhet në fundjavë kundër Fulhamit, do jetë në dispozicion të trajnerit të tij, Roberto Mancini.

Momentin e duelit ndërmjet Kompanyt dhe Wilshere-it mund ta shikoni në videon e më poshtme. Vlerësoni ju vetë se a ishte karton i kuq apo jo.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League