Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËNDIJA

Fazliu zyrtarisht te Shkëndija

Fazliu zyrtarisht te Shkëndija


16 December, 2013 @20:48

Njëri ndër golashënuesit më të mirë në Kosovë, Astrit Fazliu, karrierën e tij do ta vazhdojë në shtetin fqinj, përkatësisht në Maqedoni.

Fazliu ka nënshkruar kontratë 18 mujore me skuadrën e Shkëndijës, duke u bërë përforcimi i parë i skuadrës tetovare për këtë afat kalimtar.

Falenderim për Ferizajin dhe Ujqit

 

Futbollisti 26 vjeçar nëpërmjet llogarisë së tij personale në rrjetin social, Facebook, ka falenderuar skuadrën e Ferizajit dhe tifozët e ish skuadrës së tij, Ujqit, për përkrahjen e dhënë ndaj tij.

“Nga 1 janari do të jem pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Falenderoj tifozët Ujqit dhe KF Ferizaj për përkrahjen e dhënë,” ka shkruar Fazliu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga