IBRA-CAVANI

REUTERS
Parisi fiton lehtë
14 December, 2013 @20:03
Kampioni aktual i Francës, Paris St Germain, ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1 duke e mposhtur Rennesin sot.
Mesfushori Thiago Motta ia dha epërsinë liderit të Ligue 1 duke shënuar nga largësia, para se Zlatan Ibrahimovic t’ia dyfishojë epërsinë ekipit të tij.
Ky ka qenë goli i 22-të në të gjitha garat këtë stinor për super suedezin, Ibra.
Krahu i vendasve, Romain Alessandrini, ka arritur që të ulë epërsinë e parisienëve me golin e tij të shënuar në minutën e 67-të të ndeshjes, por për rezultatin përfundimtar u përkujdes 60 milionëshi, Edinson Cavani me golin e tij në minutat shtesë të takimit pas pasimit të Mario Verrattit në një kundërsulm.
Rezultatet dhe tabela aktuale.