STAMFORD BRIDGE

REUTERS
Chelsea jobindës, i dyti
14 December, 2013 @19:38
Mesfushori brazilian i Chelseat, Ramires (35’), ka shënuar golin e parë të stinorit për të kaltërit e Londrës në pasditen e sotme për t’ia dhënë ekipit të tij fitoren jo bindëse ndaj Crystal Palace në Stamford Bridge.
Ka qenë Fernando Torres (16’), që me golin e tij të dytë të stinorit ia dha epërsinë Chelseat në fillim të ndeshjes para se ish lojtari i Arsenalit, Marouane Chamakh (29’) të barazojë për mysafirët modest.
Crystal Palace ka qenë edhe më i mirë në pjesë të dytë të ndeshjes, por nuk arritën te goli assesi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.