MONCHENGLADBACH
REUTERS
Ndalet seria e fitoreve e Xhakës me ekip
14 December, 2013 @18:43
Granit Xhaka ka qenë në fushë gjatë gjithë ndeshjes për ekipin e tij, Borussia Monchengladbach, në ndeshjen ku ekipi i tij barazoi pa gola ndaj Mainzit në Coface Arena para 34 mijë shikuesve.
Ky ka qenë barazimi i parë pas super serisë së ekipit të kosovarit Xhaka, që kishte në bagazh 6 fitore radhazi në Bundesligë deri më sot.
Xhaka ka qenë standard në mesfushën e ekipit të tij dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 24-të të ndeshjes, por përkundër rasteve ekipi i tij nuk ka arritur të shënojë dhe është dashur të kënaqet me barazim.
Borussia Monchengladbach ka barazuar pikët me Borussia Dortmundin sot, edhe pse kishte rastin që të dilte në vendin e tretë - vend ky që siguron Ligën e Kampionëve. M’Gladbach ka 32 pikë dhe gjindet në vendin e katërt të klasifikimit në Bundesligë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.