ETIHAD

Rrufeja City godet Arsenalin
14 December, 2013 @15:49
Manchester City i Manuell Pellegrinit ka vazhduar me formë të mirë në Premier League dhe pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Southamptonit, i janë kthyer sot fitores.
Djelmoshat e Pellegrinit i kanë dhënë mësim futbolli liderit të ligës, Arsenal, duke i shkaktuar humbjen e tretë në kampionat dhe atë me rezultat bindës, 6-3, në goleadën e zhvilluar sot në Etihad.
Sergio Aguero, Alvaro Negredo, Fernandinho (2), David Silva dhe Yaya Toure kanë shënuar për ish kampionin e Anglisë, që tani më i është afruar në vetëm tre pikë Arsenalit të Arsene Wengerit, që sot nuk i shkonte përdore t’ia ndalë sulmet e rrufeshme të kundërshtarit.
Arsenal, në fakt, u mundua t’i bëj ballë qytetarëve me anë të golave të Theo Walcottit, por pas çdo goli të sulmuesit anglez, City shënonte dy të tjerë për të ngritur diferencën. Walcott shënoi dy herë, derisa Per Mertesacker uli epërsinë në 5-3 në minutat shtesë të takimit, para se Yaya Toure me penallti krejt në fund, ta vendos rezultatin përfundimtar Manchester City - Arsenal 6-3.
Kjo është humbja e dytë e Arsenalit në pesë xhirot e fundit të Premier League dhe të dyja kanë ardhë nga ekipet e Manchesterit si mysafir.
Rezultatet dhe tabela aktuale.