MANCHESTER UNITED

REUTERS
Lëndohet Van Persie
13 December, 2013 @15:46
Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, ka konfirmuar se sulmuesi holandez i ekipit, Robin Van Persie është lënduar dhe do të mungojë në ekip deri në fund të këtij muaji.
Sipas Moyesit lëndimi i Van Persiet ka ardhur në proces të goditjes nga këndi në ndeshje kundër Shakhtarit, në Ligë të Kampionëve.
“Kështu do ta humbin Robin Van Persien për tërë muajin,” ka thënë mes tjerash Moyes duke bërë të ditur që dhimbjet i janë shtuar holandezit dhe tashmë ai duhet të shërojë muskulin.
Manchester United do të ketë punë me ekipe jo shumë të forta të Premier League deri më 1 janar, kur në Old Trafford vjen Tottenhami.