MARCELO LIPPI

REUTERS
Juventusi dështoi
13 December, 2013 @14:51
Trajneri i ekipit kinez Guangzhou Evergrande, Marcelo Lippi, moskualifikimin e ish ekipit të tij Juventus në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve e ka quajtur dështim.
Lippi që ka qenë edhe trajner i kombëtares italiane në fakt ka pohuar fjalët e trajnerit aktual të Juventusit, Antonio Conte.
“Ashtu siç tha edhe Conte, Juventusi nuk e humbi kualifikimin në Stamboll, por në dy xhirot e para, kur luajti shumë keq,” është cituar të ketë thënë ai për La Gazzetta dello Sport.
“Juventusi ia vlen të luajë edhe çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. I njoh lojtarët. Edhe ata e dinë se janë më të mirë se Galatasarayi. Ky është një dështim i madh i tyre, por besoj se ata do të kthehen shpejtë në maje të Europës.”
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventus do të luaj në Europa League. Ndërsa qyteti i Torinos është nikoqir i finales së Europa League.