STEVEN GERRARD

REUTERS
Mungon në 3 derbi
13 December, 2013 @11:13
Mesfushori anglez dhe kapiteni legjendar i ekipit të Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në gjashtë javët e ardhshme të Premier League.
Trajneri uellsian i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka konfirmuar lëndimin e tij dhe kohën që do të duhet për tu shëruar Gerrard.
“Steven, siç është thënë edhe më parë, do të mungojë për katër javët e ardhshme,” shkruan faqja zyrtare e Liverpoolit sot.
“Ai do t’ia nis tretmanit të tij menjëherë, derisa lëndimi normalisht do ta lë atë jashtë fushave për gjashtë javë. Do të shohim si do t’ia bëjmë,” ka shtuar Rodgers.
Nëse Gerrard do të mungojë në minimum katër xhirot e radhës, ai do të mungojë në ndeshjet e rëndësishme të ekipit si: Tottenham, Cardiff, Manchester City, Chelsea, Hull City dhe Stoke City, bashkë me këto do të mungojë edhe në ndeshjen e Kupës FA ndaj Oldhamit ose Mansfieldit.