TOP 16

REUTERS
Rregullat e shortit të Ligës së Kampionëve
12 December, 2013 @13:58
Pas përcaktimit të 16 ekipeve më të mira europiane të stinorit 2013/14 në Ligën e Kampionëve, tashmë me padurim pritet shorti për të caktuar ndeshjet e së tetës së finales.
Por, kur do të hidhet shorti? UEFA-ja ka përcaktuar ditën e hënë, 16 dhjetor 2013, si ditë kur do të përcaktohet përballjet interesante të 16 ekipeve më të mira. Shorti do t’ia nis të transmetohet në ora 12:00 në Nyon të Zvicrës me sekretarin gjeneral të UEFA-së, Gianni Infantino, si drejtues të procesit.
Tetë fituesit e grupeve do të përballen me tetë vendet e dyta të grupeve dhe të vetmet rregulla të shortit janë: fituesit e grupeve nuk takohen me njëri-tjetrin dhe një shtet nuk do të mund të ketë përballje të dy ekipeve të tij në të tetën e finales.
Pra nëse e marrim shembull Bayern Munchenin si kampion aktual dhe fitues të Grupit D, ata nuk do të takohen me asnjë fitues të grupit dhe ekip gjerman nga vendet e dyta. Rrjedhimisht, kundërshtarët potencial të Bayernit janë: Galatasaray, Olympiacos, Arsenal, Zenit dhe Milan.
Ndeshjet pritet të zhvillohen më 18 dhe 19 shkurt, ku ndeshjet e para zhvillohen te ekipi që ka përfunduar i dyti në grup, derisa ato të kthimit një javë më vonë, luhen te ekipi që ka fituar grupin.
EKIPET NË SHORT:
EKIPI FITUES I GRUPIT | EKIPI I DYTË NGA GRUPI | ||
Man Utd (ANG) | Bayer (GER) | ||
Real M (SPA) | Galatasaray (TUR) | ||
Paris SG (FRA) | Olympiacos (GRE) | ||
Bayern (GER) | Man City (ANG) | ||
Chelsea (ANG) | Schalke (GER) | ||
Borussia (GER) | Arsenal (ANG) | ||
Atletico M (SPA) | Zenit (RUS) | ||
Barcelona (SPA) | Milan (ITA) |