PËRFUNDON I DYTI

REUTERS
Wenger kërkon fat
12 December, 2013 @12:23
Lideri i Premier Leaguesë angleze, Arsenal, është mposhtur mbrëmë nga Napoli si mysafir 2-0 dhe ka përfunduar në vend të dytë të grupit, që do të thotë se do të duhet të ndeshet me njërën ndër skuadrat favorite të Ligës së Kampionëve, në të tetën e finales.
“Natyrisht që tash e kemi më vështirë. Edhe në vitet e kaluara kemi qenë në vendin e dytë dhe gjithmonë na ka dalë kundërshtari i fortë nga shorti. Kësaj radhe vetëm duhet të kërkojmë fat nga shorti,” është shprehur jo i kënaqur trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, transmetojnë mediat angleze sot.
Arsenal përkundër se humbtte nga Napoli, ka qenë fitorja e Borussia Dortmundit në ndeshjen tjetër, që i rrëzoi ata në vendin e dytë, derisa me një pikë Arsenal do të siguronte lidershipin dhe një kundërshtarë më të lehtë potencialisht.
KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË ARSENALIT NË 1/8 E FINALES:
Barcelona | |||
Bayern Munchen | |||
Real Madrid | |||
Paris St Germain | |||
Atletico Madrid |