UEFA

Google Images
Gjibraltari dhe Spanja, s’takohen në short
13 December, 2013 @10:42
Gjibraltari, një copë e vogël territori anglez në bisht të Spanjës me popullsi prej më pak se 30 mijë banorësh është bërë anëtar me të drejta të plota në UEFA këtë vit, përkundër refuzimeve të mëdha për mospranim nga Spanja.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-së ka rishikuar procedurën e shortit për grupet kualifikuese të EURO 2016 dhe sekretari gjeneral i UEFA-së, ka konfirmuar se dy kombëtaret në fjalë do të mbahen ndarazi nga njëra-tjetra në short.
Shorti për grupet kualifikuese të EURO 2016 do të mbahet më 23 shkurt 2014.