ROSSONERI

REUTERS
Me padurim pritet 3 janari
13 December, 2013 @11:59
Skudra e Milanit që nuk është në gjendje më të mirë në Serie A dhe rrezikoi kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve deri në ndeshjen e fundit, memzi pret ardhjen e 3 janarit.
Kjo sepse atë ditë dy transferet e reja të rossonerëve, Keisuke Honda dhe Adil Rami, do të zyrtarizohen si lojtarë të Milanit dhe do të kenë të drejtë të paraqiten për kuqezinjtë nga qyteti i modës.
Mesfushori Keisuke Honda ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Milanin, deri në vitin 2018, derisa qendërmbrojtësi Rami do të luajë si huazim për gjashtë muajt e ardhshëm. Ai është lojtar i Valencias.