PAMPLONA

REUTERS
Real ndalet nga ish sulmuesi i Barçës
14 December, 2013 @18:20
Osasuna i doli dardhë me bishtë Real Madridit në pasditen e sotme në Pamplona. Ish sulmuesi i Barcelonës Oriol Riera ka shënuar dy herë për ekipin e tij në pjesën e parë të ndeshjes për t’ia dhënë epërsinë befasuese ekipit të tij, që nuk kishte fitore në dy xhirot e fundit.
Osasuna mbeti edhe sot pa fitore, pasi që Isco dhe Pepe shënuar për t’ia nxjerrë Real një pikë nga mysafirllëku që doli të jetë më i vështirë sesa që u mendua në fillim.
Real Madridi ka luajtur me 10 lojtar në fushë, pasi që mbrojtësi Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-të të ndeshjes, kurse gjyqtari për t’i barazuar palët në fushë, përjashtoi njejtë me dy kartonë të verdhë edhe kilianin e Osasunës, Francisco Silva.
Ky barazim ka qenë vital për Osasunën që po tenton të shkëputet nga fundi i tabelës, por edhe tejet i dëmshëm për madrilenët që tani mbesin edhe një hap prapa dyshes kryesuese Barcelona dhe Atletico Madrid.
Rezultatet dhe tabela aktuale.