BAYERN

REUTERS
Shaqiri kthehet me gol
14 December, 2013 @17:24
Kosovari Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e fundit të ndeshjes në fitoren e Bayern Munchenit sot ndaj Hamburgut 3-1.
Kjo ka qenë shenja më e mirë e mirëseardhjes së tij në fushë pas lëndimit që e la atë jashtë fushave për një muaj. Shaqiri u fut në ndeshje nga trajneri Pep Guardiola pas minutës së 78-të kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të bavarezëve.
Më parë kishin qenë, Mario Mandzukic dhe Mario Gotze, që kishin shënuar për 2-0, derisa Shaqiri zëvendësoi Thomas Mullerin.
Shaqiri ka shënuar mjeshtërisht me të djathtën jodominante nga afërsia.
Bayern me këtë fitore vazhdon pa problem të shkojë rrugës për mbrojtje titulli në Bundesligë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.