BRAZILI 2014

eurosport
Kampionati tragjik!
14 December, 2013 @19:51
FIFA ka konfirmuar se një punëtor i stadiumeve ka vdekur pas plagëve të marra nga rënia e tij prej kulmit të stadiumit Arena Amazonia në Manaus të Brazilit.
“Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe shokëve të tij,” ka shkruar në njoftimin e FIFA-së të botuar pak më parë, të cilës i është bashkangjitur edhe Komiteti Organizativ Lokal i Kampionatit Botëror.
Marceludo de Melo Ferreira ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë sigurinë e ndërtimeve në Brazil, pasi që është punëtori i pestë që po vdes derisa Brazili po ndërton stadiumet për Kampionatin Botëror.
Ferreira ka humbur jetën në spital pasi që kablli i këputur kishte sjellur deri te rënia e tij nga afërisht 35 metra. Aksidente fatale kanë ndodhur edhe në Manaus, Brasilia dhe së fundi në Sao Paulo, para këtij rasti.
Janë 12 qytete që do të jenë nikoqire të skuadrave të kualifikuara për Botëror, derisa Manausi do të pranojë katër ndeshje, njëra prej të cilave e profilit të lartë: Anglia-Italia.