MESUT OZIL

Kërkon falje nga tifozët
14 December, 2013 @20:19
“Më falni që nuk kam përshëndetur tifozët në fund të ndeshjes! Keni qenë briliant ndaj meje dhe e di se keni udhëtuar shumë dhe keni harxhuar shumë para për të na përkrahur. Kam qenë i dëshpëruar nga rezultati dhe e di se është dashur të vi e t’ju them ‘falemnderit’, gjithashtu e di se falenderimi është traditë e Arsenalit, në fitore, barazim e humbje,” ka shkruar disa minuta më parë ai në profilin e tij zyrtar të Facebookut.
Mesut Ozil nuk i ishte bashkangjitur ekipit në përshëndetjen e tifozëve pas ndeshjes dhe ishte kritikuar shumë nga bashkëkombasi i tij në Arsenal, Per Mertesacker, duke dalë nga fusha.
Arsenali, përkundër humbjes vazhdon të jetë lider i Premier League, me dy pikë më shumë se Chelsea dhe tre më shumë se Manchester City.