FAZA PËRGATITORE
Femrat në përgatitje
Teksti: FFK
9 February, 2016 @16:16
Skuadra “Kosova” e Prishtinës – femrat, është klubi i vetëm deri me tash në histori që për herë të parë nga Kosova po merrë pjesë në një turne në Turqi, përkatësisht në qytetin turistik Antalya. Ekspsdedita e KF”Kosova”(Femrat) ka mbërritur sot në në Antalya. Me ekspeditën e skuadrës ka udhëtiat kryetari klubit njëherësh nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, anëtarja e KE të FFK-së dhe përgjegjësja për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi dhe ekipi i vajzave i prirë nga kryetrajneri Ilir Sopi, i cili është edhe trajner i Kombëtares së Shqipërisë, pastaj futbollistet: Vijona Rexhepi, Ilfete Kryeziu, Sadete Selimi, Erisona Maliqi, Arata Jetullahu, Verona Berisha, Mejreme Bunjkau, Getuarba Haklaj, Xheneta Kastrati, Makfire Prestreshi, Qëndresa Selimi, Albina Rrahmani, Fitore Govori, Feride Kastrati, Xhemlie Berisha, Shqipe Podovorica, Suada Jashari dhe Lavdije Begolli. Në këtë turne, futbollistet e Kosovës së prishtinës do të takohen me skduadrën që aktualisht zë pozitën e dytë dhe gjasë që të bëhet kampion në Superligën e femrave të Turqisë “Antalya spor”, prishtinaset do të ballfaqohen edhe me klubin nga Zvicra ”Niederamt” si dhe “BSF Dam” nga Danimarka. Përveç pjesëmarrëjes në këtë turne, kjo vizitë në Antalya ka vlerë të shumëfishtë, pasi që pas bisedave që më parë ka zhvilluar kryetari i klubit z. Agim Ademi me drejtues të klubit “Antalya sport” dhe komunës Murat Pasha, pritet të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit dhe binjakëzimi i të dyja skuadrave.