FERNANDO LLORENTE
Futbolli italian, i vështirë
8 February, 2016 @23:03
Spanjolli Fernando Llorente që bëri emër të Athletic Bilbao, prej ku kaloi për në Juventus e nga ky stinor është pjesë e Sevillas, ka thënë se futbolli italian është shumë taktik dhe i vështirë.
“Futbolli italian është rigoroz taktikisht. Stërvitjet janë më të vështira. Por jam i lumtur për vete që kam luajtur aty, pasi kam krijuar shoqëri të mirë dhe nuk e harroj asnjëherë pritjen te Juventus, ku kanë qenë 10 mijë veta në publik në prezentimin tim,” ka thënë ndër të tjera ai për Sportium Neës.
Llorente 30 vjeç ka shënuar 3 gola në 17 paraqitje për Sevillën këtë stinor.