MARCELO LIPPI
Juve-Napoli nuk vendos
8 February, 2016 @23:10
Ish trajneri i përfaqësueses italiane, Marcelo Lippi, në një bisedë për Radio 2 të Italisë ka thënë se dueli i kësaj fundjave mes Juventusit dhe Napolit nk do të vendos asgjë sa i përket titullit kampion.
”Çkado që ndodh të shtunën, do të jenë edhe 13 ndeshje e 39 pikë në to për të përfunduar stinori. Si do që të jetë rezultati, asgjë nuk vendoset,” ka thënë Lippi, që gjatë karrierës së tij ka qenë trajner i dy ekipeve në fjalë që po duken më serioze këtë stinor për Scudetto.
“Nëse Napoli fiton, do të kalojë 5 pikë përpara Juventusit. Pra fitorja, do të vlente më shumë për Napolin,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Napoli është në kërkim të lavdisë së vitit 1990 kur për herë të fundit kanë fituar titullin kampion në kohën e Diego Maradonës. E Juventus, rekord-kampioni i Italisë dhe kampioni i katër stinorëve të fundit, nuk e ka ndërmend të ndalet në rrugë për Scudetton e radhës.