Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHÇE 0-1 GALATASARAY

Fenerit s’i ndihmon as Ozili, Galata fiton derbin merr kreun

Festa e futbollistëve të Galatasarayit pas golit në derbi/ Foto: Galatasaray/fb

Fenerit s’i ndihmon as Ozili, Galata fiton derbin merr kreun


6 February, 2021 @19:30

Galatasaray ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në derbi ndaj Fenerbahçes sonte, 0-1 [Mohamed 54]. Me këtë fitore, duke e kapur me pikë, por me golaverazh më të mirë, ka dalë në krye të Superligës turke.

Galatasaray kështu ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e ngritur tash atë në pesë, derosa ka ndërprerë atë të tre fitoreve radhazi për Fenerin, duke ia shkaktuar edhe humbjen e parë pas 10 ndeshjeve në të gjitha garat.

Transferi i bujshëm i kanarinave, Mesut Ozil u fut në lojë në minutën e 63 të ndeshjes, ndërsa duelin e vendosi egjiptiani i Galatasarayit, Mostafa Mohamed, që gjithashtu është përforcim i ri i ekipit të luanëve - duke vulosur ndeshjen.

 


 
Të gjitha lajmet nga International