TREPÇA '89 - FERIZAJ

Ferizaj fiton në “Riza Lushta”, del nga zona e rrezikshme
11 March, 2023 @14:57
Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Ferizaj ndodhet jashtë zonës së rrezikshme në tabelë!
Ferizaj sot shënoi fitore 0-1 (Mateo Panadic 18’) ndaj Trepçës ‘89 në “Riza Lushta”, për t’u larguar kështu nga zona e rrezikshme dhe për ta zbritur Trepçën ‘89 tashmë në atë zonë.
Mateo Panadic në minutën e 18’ e gjeti golin e fitores për Ferizajin sot. Asistues te ky gol ishte Filip Gligorov.
Pas golit të shënuar, Ferizaj u mbajt mirë dhe arriti ta mbyllë takimin me fitore, që është e dyta për të në tri ndeshjet e fundit.
Sa i përket mitrovicasve, ata kanë vetëm një fitore në gjashtë xhirot e fundit.
Xhiron që vjen, Trepça ‘89 e pret Dukagjinin, kurse Ferizaj e pret Ballkanin.